top of page

DENTISTRI KOZMETIKE

Dentistria kozmetike ndihmon në riparimin e dhëmbëve të thyer, rregullimin e ngjyrës së dhëmbëve, zëvendësimin e dhëmbëve të rënë dhe në drejtimin e tyre. Duke qënë se konsiderohet si kozmetikë, pra nuk kërkohet ndërhyrje mjeksore, shumë pacientë vendosin të bëjnë trajtime dentare për të përmirësuar pamjen e tyre estetike dhe buzëqeshjen. Dental Center Albania punon së bashku me ju në krijimin e një plani trajtimi për t’ju dhuruar një buzëqeshje të re plot vetbesim.

Dizenjim i buzëqeshjes tuaj.

Rruga jonë është drejtë perfeksionit për këtë arsye të gjithë rastet tona bazohen në konceptin e “DIGITAL SMILE DESIGN”. DSD është softweri i cili na lejon të planifikojmë rehabilitimin total dentar dhe lejon pacientet të shohin buzëqeshjen e tyre të re para se të preken dhëmbët.

​

Kur pacientët shohin buzëqeshjen e tyre të re dhe me të personalitetet e tyre të rinj, ata ndajnë me ne emocionet më të sinqerta. Këto janë momentet e gëzimit që pacientet ndajnë me në për përmirësimin e jetës së tyre.

Për këtë arsye ne e klasifikojmë veten tonë tek njerëzit e lumtur, dhe jemi krenar sepse asnjë profesion tjetër nuk është si i yni. Digital Smile Design përmirëson saktësinë e rezultati final, e kontrollon atë dhe përmireson komunikimin midis ekipit të mjekëve dhe pacientit.


Lejoni që "arkitektët" tanë të krijojnë buzëqeshjen perfekte për ju, e cila bazohet në konceptin Digital Smile Design

Smiling Woman

Shikoni se si funksionon procesi ynë i dizajnit

workflow1.jpg

Hapi 1: SKANIM

Në klinikën tonë marrja e masës së dhëmbëve kryhet në mënyrë dixhitale me skaner intraoral, këto pamje përdoren nga dentisti për të krijuar dhe personalizuar buzëqeshjen tuaj të re.

Zbardhja e dhëmbëve

Një kurorë dentare është një kapak që ne krijojmë për t'iu përshtatur formës tuaj të dhëmbit.

</s></s>

Ai rrethon dhëmbin, duke i dhënë një pamje natyrale dhe të patëmetë dhëmbit të dëmtuar. Edhe nëse dhëmbi ose dhëmbët tuaj nuk janë dëmtuar, kurorat mund të përmirësojnë pamjen e përgjithshme të një buzëqeshjeje.

Nëse vendosni të investoni në kurora dentare, ju keni mundësinë e kurorave të bëra nga metali, një kombinim i metaleve dhe qeramikës, ose thjesht qeramike

workflow2.jpg

Hapi 2: DIZENJIM

Ne perdorim një sofwere të fuqishëm i cili imazhet e skanuara i kthen në një model dixhital në mënyrë që të filloj dizenjimi dhe krijimi i protezës dentare të personalizuar për ju!

Hapi 3: KRIJIMI

Këto pamje dërgohen në laboratorin tonë dhe ekipi ynë i mrekullueshëm i dizajnerave i përpunojnë dhe më pas i dërgojnë tek aparaturat tona të teknologjisë së fundit për krijimin e tyre. Makineritë e teknologjisë së fundit i japin formë fizike këtyre pamjeve dixhitale dhe më pas dentisti ynë do ti vendosë ato në gojën tuaj duke ju dhuruar buzëqeshjen që keni ëndërruar!

Ne ofrojmë gamë të gjerë të shërbimeve në dentistrinë kozmetike

Kurora dentare

Kurora dentare është veshja që i bëhet dhëmbit duke i dhënë formën e duhur sipas dhëmbëve tuaj natyralë.

Ajo vendoset mbi dhëmb duke i dhënë një pamje natyrale pa difekte dhëmbit tuaj të dëmtuar. Kurorat dentare përmirësojnë ndjeshëm pamjen tuaj jo thjesht kur bëhet fjalë për një dhëmb por dhe kur janë disa dhëmbë të dëmtuar.

Nëse ju vendosni të investoni në kurorat dentare ju mund të zgjidhni midis materialeve të ndryshme si: EMAX, Full Zirkon, Zirkon, Metal-porcelan.

Faseta

Cfarë është një Fasetë Dentare?

​

Një fasetë është një veshje e hollë prej porcelani ose qeramikë. Ngjyra, forma dhe madhësia e fasetës behet njësoj si dhëmbët e tjerë natyrale në mënyrë që të përputhen në mënyrë perfekte me dhëmbët e tjerë.

​

Si vendoset një Fasetë?

Vendosja e fasetave ndihmon në përmirësimin e estetikës tuaj në variante të ndryshme. Duke vendosur faseta sipër dhëmbit tuaj, ne mund të mbyllim hapësirat midis dhëmbëve, rregullojmë gjatësinë e tyre, mbulohen pjesë të errësuara të dhëmbit duke i dhënë një pamje uniformë buzëqeshjes tuaj. Në këtë mënyrë Fasetat mund të krijojnë një buzëqeshje me të cilën mund të rivalizoni dhe yjet Hollivudiane dhe e mira është që nuk është e nevojshme që ju të jeni një yll Hollivudi për të pasur një buzëqeshje të tillë. Në laboratorin tonë mund të krijojmë të gjitha llojet e fasetave, EMAX, ZIRKON ose materiale të tjera qeramike.

Urat dentare

Ura dentare ndihmojne në zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë dhe për të mbushur hapësirat e mëdha të krijiuara midis dhëmbëve.

​

Në të gjitha rastet si për një dhëmb si për shumë, urat dentare do të mbulojnë të gjithë hapësirën e krijuar midis dhëmbëve, duke krijuar një buzëqeshje të plotë dhe simetrike.

​

Nëse nuk dëshironi të vendosni implante apo të vendosni proteza te lëvizshme dhe këni disa dhëmbë natyrale të shëndetshëm, urat dentare mund të jenë zgjidhja juaj më e mirë.

Clear Aligner

Maskerinat trasparente janë ideale për cdo moshë, ato janë alternativa më e mirë për përmirësimin e buzëqeshjes tuaj në mënyrë krejtesisht të padukshme.

​

Cdo maskerinë është e personalizuar duke përdorur teknikat më të avancuara në mënyrë që përshtatja të jetë perfekte dhe rezultatet të arrihen jo thjështë më shpejt por gjithashtu në mënyrë të parashikuar dhe të kontrolluar.

 

Clear Aligner, jetoje jetën tënde pa ndërprerje.

Jeni gati për buzëqeshjen tuaj të re?

REZERVO TAKIMIN TANI!

READY TO BOOK AN APPOINTMENT?

Do YOU HAVE QUESTIONS?

bottom of page