top of page

Dentistri e Përgjithshme

Nëse bëhet fjalë për mbushje, riparim i një dhëmbi të krisur ose mbylljen e një hapësire në dhëmbët frontale, ne ofrojmë shërbim cilesor me cmime të arsyeshme në përmirësimin dhe mirëmbajtjen e buzëqeshjes tuaj. Në klinikën tonë mund të kryeni të gjitha shërbimet dentare.

dca (34).png

Hapi 1:

Caktoni një orar për konsultë

Hapi 2:

Kryeja e konsultes dhe fillimi i trajtimit

dca (33).png

Hapi 3:

Trasformimi i buzëqeshjes tuaj

dca (36).png

Konsulta me mjekun

Ne ofrojmë Konsulta Falas për të gjithë pacientët duke ju siguruar cilësi të lartë të gjitheve!

​

Bazuar në Konsultën fillestare, dentisti juaj krijon nje plan trajtimi të personalizuar, i cili do të jetë një guidë për ju dhe dentistin në mënyrë që të ecet perpara për t’ju siguruar dhëmbë të shëndetshëm.

​

Ndërkohë që shërbimet që kryhen mund të ndryshojnë, këto janë disa nga pritshmeritë që duhet të keni gjatë konsultës së parë:

​

Ndërsa shërbimet që do të merrni mund të ndryshojnë, ja se çfarë mund të prisni në kontrollin tuaj të parë dentar:

  • Informacion mbi historikun e shëndetit tuaj oral. Duhet ti tregoni dentistit tuaj dietën e ushqimit dhe mjekimet që mund të jeni dukë marrë, pasi këto të fundit mund të influencojnë në trajtimin tuaj dhe shëndetin tuaj oral.

  • Bisedë me dentistin mbi shqetësimet që keni prej dhëmbëve tuaj( ne ju shtyjme që të na pyesni për cdo gjë)

  • Konsultë me dentistin e cila përfshin dhe kontrollin e mishrave të dhëmbëve për probleme të tjera.

  • Grafi dentare nëse është e nevojshme që të shihet gjëndja e dhëmbëve në brendësi

  • Krijimi i planit të trajtimit, trajtimi i rekomanduar së bashku me kujdesin dentar të vazhdueshem tek dentisti.

Capture.JPG0006.JPG

Higjienë Orale

Pastrimi profesional i dhëmbëve është kryesor për të pasur dhëmbë të shëndetshëm. Keto janë disa nga procedurat rutinë që praktikohen në klinikën tonë. Dentisti do të kujdeset për higjienën tuaj orale.

  • Higjiena orale bëhet për arsyet e mëposhtme:

  • Diagnostikim dhe zbulim i shenjave që sjellin probleme për dhëmbët tuaj

  • Parandalim i sëmundjeve

  • Parandalim i rënies së dhëmbëve

  • Mundësia për të pasur një gojë me dhëmbë të shëndetshëm

Mbushje Dhëmbësh

Mbushja e dhëmbëve kryhet për të plotësuar pjesën e dhëmbit e cila është konsumuar për shkak të kariesit (kavitetit) ose sëmundjeve të tjera të ngjashme. Ne ofrojmë materialet më të mira për ti bërë dhëmbët tuaj të fortë dhe estetikisht të bukur. Në rastet kur dhëmbi ka humbur pjesën më të madhe të tij për shkak të kariesit ose sëmundjeve të tjera të ngjashme këshillohet vendosja e një kurore e cila mbulon të gjithë dhëmbin tuaj.

Kanalet E Rrënjëve

Gjatë pastrimit të kanalit të rrënjëve dentisti juaj verikifikon dhëmbët që janë prekur. Më pas në dhembin tuaj krijohet një kanal i cili të con tek rrënja e dhëmbit e cila hiqet.

​

Hapi tjetër është përgatitja e kanalit për mbushje duke disinfektuar hapësirën e kanalit nga bakteret e mbetura. Kjo procedurë kryhet për të mbrojtur kanalin e rrënjës nga infektime të metejshme. Në momentin që është kryer mbushja e kanalit të rrenjes, dhëmbi është gati për vendosjen e kurorës.

Jeni gati për buzëqeshjen që keni ëndërruar?

REZERVO TAKIMIN TANI!

READY TO BOOK AN APPOINTMENT?

Do YOU HAVE QUESTIONS?

bottom of page